Flash

Makina përplas këmbësoren në Pogradec, e braktis në mes të rrugës

Lapsi.al 4 September 2022
Makina përplas këmbësoren në Pogradec, e braktis në mes

Një makinë ka përplasur një këmbësore në Pogradec këtë të diel.

Uniformat blu njoftojnë se pasi e ka përplasur, shoferi i makinës është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se e lënduara është një 74-vjeçare, e cila është paraqitur në spitalin e Pogradecit me lëndime, të cilat i ka marrë pasi e ka përplasur një makinë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

"Më datë 04.09.2022, rreth orës 10:25, në Spitalin e Pogradecit, ka mbërritur shtetasja V. P., rreth 74 vjeçe, e cila dyshohet të jetë aksidentuar në rrugë nga një automjet në qytetin e Pogradecit, i cili më pas është larguar nga vendngjarja.

Kjo shtetase aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit", njofton policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI