Flash

Macron dhe Scholz i dërgojnë letër Vuçiçit: Duhet të merrni vendime të vështira

Lapsi.al 4 September 2022
Macron dhe Scholz i dërgojnë letër Vuçiçit: Duhet

Presidenti francez Emanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz i kanë dërguar një letër presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Në këtë letër sipas medieve serbe, Macron e Scholz i kanë kërkuar Vuçiçit “gatishmëri për vendime të vështira” në dialogun Kosovë – Serbi.

“Ne po ju dërgojmë këtë letër të përbashkët në një moment me rëndësi vendimtare për sigurinë në kontinentin evropian dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të bindur se, në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, duhet të bëjmë përpjekje edhe më të forta në mënyrë që perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhet realitet dhe të zgjidhen mosmarrëveshjet e gjata dypalëshe dhe rajonale”, thuhet në letrën e Macron dhe Scholz.

Ata kanë thënë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është thelbësor për Ballkanin Perëndimor, shkruan Express.

“Ju drejtohemi juve si lider i vendit tuaj, për t’ju apeluar që të tregoni vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së. Tensionet e fundit kanë treguar se hapa konstruktivë përpara janë të nevojshëm urgjentisht, si në planin praktik dhe politik”, thuhet në letër.

Të këshilluara

Vriten me bombë 7 policë në Kolumbi

Shtatë oficerë policie humbën jetën si pasojë e një sulmi me bombë në pjesën perëndimore të Kolumbisë, në një prej ngjarjeve më të rënda ndaj forcave të s...

20:20

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI