Flash

BBC: Mbi 6000 ushtarë rusë të vrarë në Ukrainë

Lapsi.al 3 September 2022
BBC: Mbi 6000 ushtarë rusë të vrarë në Ukrainë

Shërbimi rus i BBC dhe faqja e internetit Mediazona në bashkëpunim me vullnetarë nga burime të hapura kanë bërë të ditur se 6024 ushtarë rusë janë vrarë në luftë në Ukrainë.

Gazetarët e Shërbimit Rus të BBC-së, së bashku me vullnetarë, po përpilojnë një listë të ushtarakëve rusë të vrarë që nga fillimi i pushtimit ushtarak rus në Ukrainë. Këto shifra bazohen në njoftimet e bëra publikisht, të cilat përfshijnë detaje specifike të ushtarakëve të vrarë, emrin e tyre të plotë, gradën dhe vendndodhjen e varrimit.

“Duke gjykuar nga mbishkrimet në gurët e varreve dhe datën e funeralit, mesatarisht të vrarët në Ukrainë varrosen 14-20 ditë pasi trupat e tyre mbërrijnë në Rusi. Megjithatë, në korrik dhe gusht pati disa funerale të ushtarëve që ishin vrarë tre apo edhe katër muaj më parë” , raporton BBC.

Gjatë dy javëve të fundit, gazetarët janë informuar se varre të reja janë shfaqur në rajonet e Kaliningradit dhe Krasnodarit, si dhe në Vladivostok, Petropavlovsk-Kamchatsky dhe Vibutakh. Ndër të gjitha trupat e forcave të armatosura, më së shumti viktima pësoi këmbësoria.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI