Flash

Twitter lançon opsionin më të kërkuar nga përdoruesit

Lapsi.al 2 September 2022
Twitter lançon opsionin më të kërkuar nga përdoruesit

Twitter po teston një buton “redakto” , një veçori për të cilin thotë se është më i kërkuari në historinë e platformës.

Funksioni i ri është duke u testuar  dhe së shpejti do të jetë i mundur tek disa përdorues të shërbimit të tij të abonimit Twitter Blue, konfirmoi platforma e mediave sociale.

Kompania zbuloi në fillim të këtij viti se ishte duke punuar në një mjet për t'i lejuar përdoruesit të modifikojnë tweet-et pasi ato të postohen, që është "opsioni më i kërkuar deri më sot".

Kompania tha se tweet-et do të jenë në gjendje të modifikohen "disa herë" dhe do të shfaqen me një ikonë, për të bërë të qartë se postimi origjinal është modifikuar.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të klikojnë për të parë historikun e redaktimit të një tweet-i, i cili do të tregojë versionet e kaluara.

Twitter tha se dhe dhënia e aksesit në historikun e një postimi është i rëndësishëm sepse "ato ndihmojnë në mbrojtjen e integritetit të bisedës dhe krijojnë një regjistrim publik të aksesueshëm të asaj që u tha".

Në një postim në blog, kompania e mediave sociale tha se funksioni do të mbetet në një fazë testimi, me vetëm disa përdorues, për ca kohë ndërsa analizon se si përdoret.

Disa kritikë kanë paralajmëruar se mund të shfrytëzohet nga personat që kërkojnë të përhapin dezinformata.

“Ashtu si çdo veçori e re, ne po testojmë qëllimisht Redakto Tweet-in me një grup më të vogël për të na ndihmuar të inkorporojmë reagime gjatë identifikimit dhe zgjidhjes së problemeve të mundshme. Kjo përfshin mënyrën se si njerëzit mund ta keqpërdorin funksionin. Asnjëherë nuk mund të jesh shumë i kujdesshëm”, tha Twitter në postimin e tij në blog.

“Më vonë këtë muaj, ne do të zgjerojmë aksesin e Edit Tweet për abonentët e Twitter Blue.

“Si pjesë e abonimit të tyre, ata marrin akses të hershëm në veçori dhe na ndihmojnë t'i testojmë ato përpara se të vijnë në Twitter. Ne gjithashtu do t'i kushtojmë vëmendje të madhe se si funksioni ndikon në mënyrën se si njerëzit lexojnë, shkruajnë dhe angazhohen me tweet-et."

Twitter Blue, i disponueshëm në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re, është një shërbim abonimi mujor që u jep përdoruesve veçori shtesë që nuk janë të disponueshme për publikun e gjerë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI