Flash

I zhdukur prej 5 ditësh, alarmohet familja e shqiptarit në Greqi

Lapsi.al 2 September 2022
I zhdukur prej 5 ditësh, alarmohet familja e shqiptarit në Greqi

Një emigrant shqiptar në Greqi rezulton i zhdukur prej pesë ditësh.

Familjarët e tij të alarmuar, kanë denoncuar në polici zhdukjen e 46-vjeçarit, i cili jeton dhe punon prej vitesh në ishullin grek Rodos. Siç raportojnë mediet greke, emigranti shqiptar është parë për herë të fundit mbrëmjen e 28 gushtit.

Zhdukja e 46-vjeçarit ka shkaktuar shqetësim të madh te bashkëshortja dhe vëllai i tij, të cilët prej pesë ditësh janë duke e kërkuar atë në vendet ku ai frekuentonte më së shumti. Telefoni i tij mbetet i fikur, ndërsa shqetësim shkakton fakti që makina e tij u gjet e braktisur afërsisht dy kilometra larg shtëpisë së tij.

Informacionet thonë se 46-vjeçari ka qenë me miqtë e tij pasditen e 28 gushtit, ndërsa mbrëmjen e së njëjtës ditë ka pasur një takim të planifikuar me një klient për punën, në një hotel Rodos në zonën e Kalithon.

Nga kontrolli i bërë në kamerat e sigurisë, u konstatua se 46-vjeçari është drejtuar drejt kësaj zone.

Policia ka kontrolluar të gjitha hyrjet dhe daljet nga ishulli, por pa asnjë rezultat. Njëkohësisht po merren në pyetje edhe personat me të cilët 46-vjeçari ka pasur transaksione financiare dhe profesionale. Të gjitha pistat për zhdukjen e shqiptarit janë të hapura.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI