Flash

Tragjedia para dasmës, i riu shqiptar merr zvarrë me motor 27-vjeçaren greke

Lapsi.al 31 August 2022
Tragjedia para dasmës, i riu shqiptar merr zvarrë me motor

Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi, ku ka humbur jetën një 27-vjeçare.

Siç raportojnë mediat greke, e reja po kthehej nga festa e beqarisë të enjten e kaluar, para dasmës që ishte caktuar më 27 gusht, pra të shtunën.

Një motor që drejtohej nga një shtetas shqiptar 20 vjeç e ka tërhequr zvarrë dhe e ka lënë atë në mes të rrugës, përballë Theageneio. 20-vjeçari u arrestua pak më vonë.

Vajza u trajtua në spitalin e qytetit dhe i është nënshtruar edhe operacionit.

Fatkeqësisht, 27-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte dhe humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI