Flash

Rikthimi i basteve/ Meta: Rama kujton se mund të luajë bixhoz me të ardhmen e vendit

Lapsi.al 31 August 2022
Rikthimi i basteve/ Meta: Rama kujton se mund të luajë bixhoz me

Në një konferencë për mediet, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi për rikthimin e basteve sportive në vend. Meta theksoi se kryeministri Edi Rama po përpiqet që të vendosë monopolin e familjes së tij edhe në lojrat e fatit.

“Ky është treguesi i koherencës së jashtëzakonshme të një delenxhiu që me shqetësimin për të ruajtur familjet e shqiptarëve nga këto aktivitete kriminale, vendosi atëherë mbylljen e basteve dhe tani gjen gjoja një alibi për të ndihmuar sportin. Se kush e pengoi 10 vite këtë të ndihmojë sportin dhe mos të çojë lekët për të vjedhur me qindra milionë euro me inceneratorë e shpenzime të fryra? Është thjesht për të vendosur monopolin e familjes së tij edhe në lojrat e fatit. Ky është kaq aventurier sa kujton se mund të luajë në bixhoz dhe të vërë bast me të ardhmen e vendit”, tha Meta.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI