Flash

Rama: S’do rikthejmë sallat me parazitë, diskutojmë për bastet online

Lapsi.al 31 August 2022
Rama: S’do rikthejmë sallat me parazitë, diskutojmë

Në një dëgjesë publike të zhvilluar sot lidhur me hapjen e aktivitetit të basteve sportive kryeministri Edi Rama ka bërë theksuar se nuk do të ketë në asnjë mënyrë salla fizike të basteve në vend. Kreu i qeverisë theksoi se ky diskutim po bëhet për bastet online.

“Ne s’do kthehemi në asnjë mënyrë te sallat, te lojërat, te batërdia e lojërave të fatit, as për baste, as për makineta , as për dreqë e shejtan. E vetmja konsideratë është për bastet sportive online dhe për asgjë tjetër. Pavarësisht se ka shumë diskutim mbi këtë se duhet e kjo e duhet dhe ajo. Jo më salla parazitësh e parazitizmi në Shqipëri ku mblidhen njerëzit e harxhojnë orë të tëra e luajnë për të hedhur në erë edhe ato kursime që prindërit ua japin fëmijëve në dorë nuk do ketë”, tha Rama.

Kujtojmë se pas mbylljes së basteve fizike në vitin 2018, Rama u kritikua gerësisht se me lejimin e basteve online po favorizonte shumë vëllain e vet, Olsi Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI