Flash

Delagacioni i OKB mbërrin në qytetin e Zaporizhzhia

Lapsi.al 31 August 2022
Delagacioni i OKB mbërrin në qytetin e Zaporizhzhia

Një delegacion nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka mbërritur në qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia, ku do të inspektojnë një termocentralin bërthamor më të madh në Europë.

Një kolonë solli ekipin prej 14 trupash, të udhëhequr nga kreu i IAEA Rafael Grossi, i cili ishte larguar nga Kievi në mëngjes, raporton The Guardian.

Qyteti është zakonisht rreth dy orë me makinë nga uzina, por është e paqartë se si dhe kur ekipi do të arrijë në vend, duke pasur parasysh kompleksitetin e kalimit në zonat e kontrolluara nga Rusia.

Para se të nisej me ekipin e tij për në Zaporizhzhia këtë mëngjes, Grossi u tha gazetarëve se planifikonin të kalonin disa ditë në fabrikë dhe do të raportonin më pas.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI