Flash

Ajo që mbeti mister në shkarkimin e Gledis Nanos

Lapsi.al 31 August 2022
Ajo që mbeti mister në shkarkimin e Gledis Nanos
Asgjë nuk është ashtu sikur duket në largimin e drejtorit të policisë Gledis Nano. Ngjarja është më e komplikuar se sa u mundua ta paraqesë ministri i brendshëm Çuçi, pra si një reflektim i qeverisë për punën e dobët të policisë, për 47 vrasjet e këtij viti dhe kronikën e zezë të rënduar të kësaj vere. Nëse do të qe e tillë, Nanos do ti qe kërkuar të dorëzonte çelësat që pas ngjarjes makabër të Himarës, kur pas masakrimit të Jonadës së vogël, mijra protestues dolën në rrugë me thirrjet për dorëheqjen e tij. Një qeveri me mendësi demokratike nuk do të kishte pasur mundësi më të mirë për të ndërthurur konkluzionet që ajo kishte nxjerrë për punën e dobët të policisë me dëgjimin e vullnetit të njerëzve. Lexo me tej: Gledis Nano refuzoi largimin e negociuar. Rama e shkarkon Por atëherë ndodhi e kundërta. Rama jo vetëm e mbajti në punë Gledis Nanon, por atë e detyruan të luante para kamerave, sipas modeleve Veliaj- Balluku, duke aktruar aksione për bllokimin e skafeve dhe motorrëve të ujit. Ka një faktor tjetër që ka luajtur rol në heqjen qafe të Nanos dhe kjo lidhet, mbi të gjitha, me shfaqen tragjiko komike që u luajt dy ditët e fundit në nivelet e larta të ministrisë së brendëshme. Në fillim të javës, me ngulmimin e një njolle vaji, u hap lajmi se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kishte dhënë dorëheqjen pas kërkesës së ministrit. Me siguri, që në majë të qeverisë ishte planifikuar një skenar i ngjashëm, me atë të një viti më parë, kur nga drejtimi i policisë u largua një militant si Ardi Veliu. Ai shkroi një letër qrsharake ku e falenderonte Ramën për mundësinë që i pati dhënë dhe i lutej me padurim se qe i gatshëm ta ndihmonte në detyra të reja.

Gafat e Ardi Veliut në dorëheqjen që i dërgoi Ramës

Ngjarja u mbyll me hapy-end, publiku nuk pa asnjë krisje në radhët e rilindjes, dhe ish kryepolici që kishte shërbyer edhe si alibi për grabitësit e zgjedhjeve, u regullua në një punë tjetër. Gledis Nano me sa duket nuk e pranoi një largim në paqe dhe të negociuar. Sapo doli lajmi i dorëheqjes, ai reagoi duke thënë se një gjë e tillë nuk qe e vërtetë dhe se ai vazhdonte të qëndronte në detyrë, pasi nuk kishte ndër mend të vetë largohej. Madje, burime pranë tij tregojnë se ai u kërkoi ndihmë edhe selive perendimore diplomatike që i këshilluan të njëjtën vijë sjelljeje. Vetëm pas kësaj qeveria u detyrua ta shkarkojë, duke u detyruar të pranojë bashkë me këtë akt edhe dështimin në punën një vjeçare të policisë. Natyrisht, ky qëndrim nuk e bën Gledis Nanon një polic më të mirë. Drejtimi i tij ka qenë një dështim ashtu si ai i gjithë paraardhësve të vet, apo i atyre që do ta pasojnë, të cilët janë detyruar të drejtojnë uniformat blu në kuadrin e një shteti, sa të kriminalizuar, po aq dhe të politizuar. Por ama fakti se ai nuk pranoi të sillet si gur shahu i rilindjes, sipas modelit Ard Veliu: “partia jote të vë, partia jote të heq”, zbulon në një farë mënyre edhe arsyen reale të daljes së tij nga skena.

Zyrtare/ Shkarkohet drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano

Ngjarja e fundit tregoi se ai nuk qe aq militant sa duhej. Por ka së paku dy arsye se përse Edi Ramës i duhet, pikërisht sot, një i tillë. Së pari në kushtet kur ai po planifikon të mbushë gropën e madhe që ka krijuar në buxhet përmes parave të krimit, amnistisë fiskale, pashaportave të arta dhe rikthimit të basteve, gjëja që i volit më pak është një drejtor policie që i pëshpërit në vesh aleatëve perendimorë, të cilët janë kundër këtyre nismave. Ai ka nevojë për një vasal mbi vasalët. E kjo edhe për një arsye të dytë. Nëse gjendja e rëndë ekonomike dhe kriza e çmimeve e ysht opozitën e Berishës dhe Metës në protesta permanente në këtë vjeshtë, kryeministrit do ti duhet një polici militante për përballimin e tyre. Ndoshta Gledis Nano, ashtu sikurse tregoi edhe mosbindja e tij e fundit, nuk jepte garanci të mjaftueshme për këto. Prandaj atë e larguan, ndonëse nuk pranoi të dorëhiqej. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Fitorja e disiplinës strategjike

Në një proces të bashkërenduar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Serbia më në fund pranoi zgjidhjen e problemit të dokumentave bazuar m...

09:38

Yuri Kim si ikona e idiotëve të dobishëm

Pasi ka përfunduar pushimet, nga të cilat këtë herë, fatmirësisht, nuk i rrodhën foto, ambasadorja amerikane ka përveshur llërët e përfshirjes në debatin politi...

17:59

Luiza, një pengesë në vrapimin e Ramës

Të gjithë ata që po akuzojnë kryeministrin se u kacavorr pas rekordit dhe titullit kampione evropiane të Luiza Gegës, e kanë gabim. Që pas triumfit të atletes s...

13:22

Na duhen 7 revolucione

Shpesh flitet për revolucion, bëhet thirrje për revolucion, caktohet afati për të nisur revolucion, kalitet shpresa për frytet e revolucionit dhe ai nuk ndodh. ...

07:48

Tirana, qyteti nga duhet ikur

Ka dhe ditë kur propaganda i dorëzohet realitetit dhe padyshim që kjo e stotmja është njëra prej tyre. Lapsi.al ka rimarë dhe përkthyer dy lajme të botuar si në...

15:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI