Flash

Zbardhet misteri i pensionistit shqiptar të masakruar në Itali, arrestohet gruaja

Lapsi.al 29 August 2022
Zbardhet misteri i pensionistit shqiptar të masakruar në Itali,

Hetimet për vrasjen e 71-vjeçarit shqiptar, Shefki Kurti, pensionisti që u gjet i vrarë dhe i copëtuar në fund të korrikut në ujërat e kanalit Adigetto në Polesine janë rihapur. Prokuroria e Rovigos ka arrestuar për vrasje me dashje bashkëshorten e viktimës, Nadire Kurti. Ajo ndodhet në spitalin psikiatrik të Rovigos dhe mësohet se ka pranuar krimin. E akuzuara ishte shtruar në spital më 12 gusht për çrregullim të personalitetit deluzional.

Historia filloi mëngjesin e 28 korrikut, kur, pranë kanalit Adigetto në Villanova del Ghebbo, disa teknikë të ngarkuar me pastrimin e kanalit gjetën një këmbë njeriu. Në të njëjtën ditë, më tej në rrjedhën e sipërme të ujit, pikërisht në Lendinarë, janë gjetur dy thasë. Brenda ishin koka dhe busti i një burri. Zbulimi i tretë ndodh pasditen e së njëjtës ditë. Në Villanova del Ghebbo, jo shumë larg vendit ku u gjet këmba, gjenden dy krahë në dy çanta të tjera. Tri ditë më vonë, më 31 korrik dhe përsëri në Adigetto midis Lendinarës dhe Villanovës, u gjet edhe këmba tjetër. Pensionisti 72-vjeçar me origjinë nga Durrësi, prej vitesh banonte në Badia Polesine, një qytezë me rreth 10 mijë banorë në afërsi të Rovigos.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI