Flash

“Loja sapo ka nisur” hakerat trondisin sërish me publikimin e numrave të telefonit

Lapsi.al 29 August 2022
“Loja sapo ka nisur” hakerat trondisin sërish me publikimin e

Tjetër skandal me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë, kësaj radhe janë publikuar numrat e telefonave celularë. Grupimi i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësi për Atdheun” ka shkarkuar në faqen e internetit me të njëjtin emër qindra mijëra numra telefoni.

Janë 7 file, që përmbajnë numrat e telefonit, emrat dhe numrin e kartave të identitetit të qytetarëve shqiptarë.

“Loja është gati për të nisur. Tani njerëzit do të kuptojnë se politikanët e tyre të korruptuar nuk kanë bërë asgjë për sigurinë e tyre”, është mesazhi që shoqëron materialet.

Më herët, piratët kibernetikë publikuan emailet nga posta elektronike e kryeministrit Edi Rama dhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë, pas sulmit që i bëri sistemit të e-albania dhe të gjithë sistemit kompjuterik të qeverisë.

Fill pas sulmit, kryeministri Rama tha se të dhënat e institucioneve shtetërore nuk ishin fshirë dhe se sulmi ishte zmbrapsur.

Për të mbrojtur të dhënat, Shqipëria ka marrëveshje me një kompani amerikane, ndërsa kërkoi ndihmën e ekspertëve të FBI për këtë çështje.

Ky është skandali i radhës që ka të bëjë me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë. Në fund të vitit të kaluar u publikuan pagat e qindra mijëra punonjësve në biznese private dhe në shtet, ndërsa në prill të vitit të kaluar, Lapsi.al zbuloi një databazë që provonte se edhe Partia Socialiste kishte abuzuar me të dhënat personale të shqiptarëve për sistemin e patronazhimit./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI