Flash

Kurti fton në takim liderët opozitarë: Dallimet tona nuk duhet të tejkalojnë interesin shtetëror

Lapsi.al 28 August 2022
Kurti fton në takim liderët opozitarë: Dallimet tona nuk duhet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga mbledhja e përgjithshme e këshillit të LVV-së, u ka bërë thirrje tre liderëve të opozitës, Lumir Abdixhikut, Memli Krasniqit dhe Ramush Haradinajt, që të takohen me të për t’i informuar për takimin e fundit që kishte në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Ai ka thënë se dallimet mes njeri-tjetrit që i kanë nuk duhet të tejkalojnë interesin shtetëror e kombëtar.

“Ne jemi për dialog me parime dhe për proces transparent, prandaj edhe sot i dërgoj ftesë tre krerëve opozitarë për t’i informuar e për të diskutuar për takimin e fundit që kemi pasur në Bruksel dhe sfidat që i ka shteti ynë përpara. Ne jemi demokraci e demokracia është e zhurmshme dhe e komplikuar, secili prej nesh kemi mendimet tona dhe kur përballemi me vendime të mëdha është e natyrshme që të kemi edhe dallime e mospajtime, por asnjëherë dallimet tona nuk duhet të tejkalojnë interesin tonë shtetëror e kombëtar, shoqëror e qytetar”, tha Kurti.

Të këshilluara

Moti për ditën e diel, shira në disa zona

Këtë të diel Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante, për...

09:00

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI