Flash

Arrihet marrëveshja, Çekia dhe Polonia bien dakord të mbrojnë hapësirën ajrore sllovake

Lapsi.al 28 August 2022
Arrihet marrëveshja, Çekia dhe Polonia bien dakord të

Republika Çeke dhe Polonia kanë arritur marrëveshje për të mbrojtur hapësirën ajrore të Sllovakisë fqinje, pasi Bratislava do të heqë dorë nga përdorimi i avionëve luftarakë MiG-29 në fund të këtij muaji.

Kjo marrëveshje për mbrojtje e nënshkruar më 27 gusht pritet të jetë në fuqi deri kur Sllovakia – shtet anëtar i NATO-s – të pranojë dërgesën me avionët F-16 nga Shtetet e Bashkuar.

Dërgesat me avionë amerikanë pritet të arrijnë më 2024. Ministri i Mbrojtjes së Polonisë, Mariusz Blaszczak, ajo e Çekisë, Jana Cernochova, dhe ministri i Mbrojtjes së Sllovakisë, Jaroslav Nad, nënshkruan marrëveshjen në një bazë ajrore në Sllovaki.

“Avionët luftarakë polakë do të nisen nga baza e stacionuar në territorin polak. Avionët çekë do të ofrojnë po ashtu mbrojtje ajrore nga baza që gjendet në territorin e Republikës Çeke dhe do të kthehen në bazat e tyre të përhershme sapo të përfundojnë misionin”, tha një zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes së Sllovakisë.

 

Ministri Nad tha muajin e kaluar se Sllovakia mund të shqyrtojë mundësinë që t’ia japë flotën e saj të MiG-29 – avionëve të prodhimit sovjetik – Ukrainës, në një këmbim të mundshëm të avionëve të tjerë, teksa Kievi po vazhdon të luftojë pushimin rus.

Flota me MiG-29 që ka Sllovakia besohet se është në vlerë prej 300 milionë dollarësh.

Qëkur Rusia nisi luftën, Ukraina – që nuk është anëtare e NATO-s – u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë që t’i dhurojnë avionë luftarakë për t’u përballur me forcat ajrore ruse./REL

Të këshilluara

Më pak viza Shengen për shtetasit e Turqisë

Pas pandemisë, më shumë turq duan të udhëtojnë përsëri në Evropën Perëndimore. Por vetëm disa marrin vizë. Cilat janë problemet e tyre me vizat? Shtëpia në H...

09:16

Ukraina: Rusia ka kryer mbi 30 000 krime lufte

Në një përditësim të fundit, autoritetet në Kiev kanë bërë me dije se Rusia ka kryer mbi 30,000 krime lufte dhe 14 000 krime kundër sigurisë kombëtare në Ukrain...

09:34

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI