Flash

Balluku: Lajm i rremë që ka rënë çmimi i naftës në bursa, Bordi nuk vendos çmime jotransparente

Lapsi.al 25 August 2022
Balluku: Lajm i rremë që ka rënë çmimi i naftës

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, zv. kryeministrja dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku komentoi edhe çmimin e naftës në vendin tonë. Balluku u shpreh se bordi i transparencës nuk vendos çmime nafte, por është aty për transparencë. Ajo shtoi se nuk është e vërtetë që çmimi i naftës në bursa ka rënë duke thënë se Bordi i referohet çmimit të produktit.

“Bordi nuk ndikon në çmimin e naftës, po është aty për të kontrolluar dhe bërë transparencë publike. Ne si bord nuk e rrisin dhe nuk e ulim çmimin e naftës. Kam dëgjuar kohët e fundit se ka një abuzim në medie edhe nga politikanë për çmimin e naftës në bursa që ka rënë, fakt që është totalisht i rremë dhe nuk ka asnjë bazë të vërtetë. Çmimi që i referohen zotërinjtë ka të bëjë me çmimin krudo ndërsa ne i referohemi çmimit të produktit, me çmimin e diesielit dhe gazit, duke iu referuar bursës Planc. Është shumë e lehtë dhe transparente për të parë se si janë çmimit në bursë sot.”, tha Balluku. 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI