Flash

Ukraina shënon 31 vjetorin e pavarësisë, në luftë/ Zelensky: Do marrim dhe Krimenë

Lapsi.al 24 August 2022
Ukraina shënon 31 vjetorin e pavarësisë, në luftë/

24 gushti shënon 31 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës nga sundimi sovjetik, por që vendin këtë vit e gjen në lufte. Presidenti Zelensky ftoi qytetarët ukrainas që mos e lejojnë Moskën që të mbjelle dëshpërim e frikë në këtë ditë feste.

Në samitin online të quajtur “Platforma e Krimesë”, një ditë më parë, ku merrnin pjesë 50 liderë nga e gjithë bota, presidenti Zelensky u zotua se do të marrë pas edhe Krimean nga rusët, me çdo mënyrë e mjet. Sipas tij, lufta e sotme në Ukrainë, i ka pikërisht rrënjët në konfliktin në Krime, për të cilin reagimi ndërkombëtar ishte shumë i dobët.

Ndërkohë, 24 gushti shënon edhe 6 mujorin e nisjes se pushtimit rus në Ukrainë. Kievi sot është zgjuar nën masa të rrepta sigurie, me qytetarët që janë ftuar të mos dalin në rrugë për të festuar, pavarësisht vlerës që merr sot “Dita e Pavarësisë”, me Ukrainën të pushtuar nga Rusia.

OKB thotë se thuajse 1 mije fëmijë janë vrarë apo plagosur në 6 muaj lufte në Ukrainë. Mbi 9 mijë janë viktimat në radhët e ushtrisë ukrainase dhe mbi 5500 mes civilëve.

Ushtria ruse, sipas të dhënave të Pentagonit, ka humbur në luftë thuajse 75 mijë forca ushtarake.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI