Flash

Në Gjirokastër shfrenojnë fantazinë, koktejle me emrin e Enver Hoxhës, Bimbashit, Ali Pashës e Çerçiz Topullit

Lapsi.al 24 August 2022
Në Gjirokastër shfrenojnë fantazinë, koktejle me emrin e

Përgjatë këtij sezoni veror Gjirokastra ka qenë një ndër qytetet më të vizituara nga turistët. Bizneset përpiqen vazhdimisht të rrisin standardin e shërbimit, të jenë konkurrues me çmimet, por edhe të jenë inovativë e të tërheqin vëmendjen. Së fundi një prej lokaleve në zonën e Pazarit shfrenon fantazinë dhe prezanton për klientët e tij koktejlje që mbajnë emra interesantë e që lidhen me Gjirokastrën. Lista me 9 koktejlje mban kwto emra:  

 Diktatori Enver Hoxha

Bimbashi

Po the Gjirokastra i ke thënë të tëra

 Sokaku i të Marrëve

Princesha Argjiro

Ali Pashë Tepelena

Çerçiz Topulli

7 Penxhere

Kronikë në Gur

Duket se kjo është një mënyrë për të përmbledhur historinë e Gjirokastrës në 9 koktejle, pa fshehur natyrisht edhe faktin që kuriozon njerëzit dhe tërheq vëmendjen. Përbërja e koktejljeve është e ndryshme dhe secili ka elementët e tij të veçantë.

Për shembull nëse i referohemi koktejlit që mban emrin e burgut famëkeq në kalanë e Gjirokastrës, “7 Penxheret”, ai është i përbërë nga whiskey, rumi, vodka, amaro, soda etj. Për diktatorin Enver Hoxha përbërësi kryesor është gin hendrix dhe mente, ndërsa për koktejlin me emrin e heroit “Çerçiz Topulli” përbërëi kryesor është pija tradicionale shqiptare, rakia.

“Bimbashi” të cilin sipas historisë Çeçua me çetën e tij e vranë në kalldrëm, ka për bazë tekilan, birrën, limonin etj. Për një bukuri si “Princesa Argjiro”, koktejli përgatitet me bazë lulen jasemin, vodka, ananas etj. Për koktejlin që ka marrë emrin nga shprehja emblematike “Po the Gjirokastra i ke thënë të tëra”, përbërësit janë vodka, borronica dhe limoni.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare dhe të dendura. Parashikohen reshje shiu në veri e jug. Në qarkun Shkodër parashikohet që në mbrëmje të k...

07:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI