Flash

Ushtria ukrainase: Më shumë se 45 mijë trupa ruse janë vrarë që nga shkurti

Lapsi.al 23 August 2022
Ushtria ukrainase: Më shumë se 45 mijë trupa ruse janë

Ushtria e Ukrainës ka thënë se më shumë se 45,000 trupa ruse janë vrarë që kur Rusia filloi luftën në shkurt.

Në një postim në Facebook, shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase shkroi se rreth 45,500 trupa janë vrarë deri më tani, bën me dije BBC.

Moska ruan nga afër numrin e viktimave ushtarake dhe nuk ka publikuar një përditësim që nga 25 marsi kur tha se rreth 1,351 ushtarë ishin vrarë. Zyrtarët perëndimorë kanë pretenduar se shifra e vërtetë është diku midis 15-20,000 trupa të vrarë në aksion.

Sipas një hulumtimi të BBC, të paktën 5,416 trupa ishin vrarë në luftimet në Ukrainë.

Shifrat u arritën duke regjistruar njoftimet e bëra nga zyrtarë qeveritarë, universitete dhe media shtetërore dhe lokale. Megjithatë, numri nuk është një reflektim i shtrirjes së plotë të humbjeve dhe numri i vërtetë i viktimave të Rusisë ka të ngjarë të jetë shumë më i madh.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI