Flash

Ukraina ndalon tubimet e Ditës së Pavarësisë nga frika e sulmeve ruse

Lapsi.al 22 August 2022
Ukraina ndalon tubimet e Ditës së Pavarësisë nga frika e

Autoritetet ukrainase kanë ndaluar festimet publike në Kiev për Ditën e Pavarësisë së vendit, ndërsa shtetrrethimi u zgjat në Kharkiv. Ukraina feston Ditën e Pavarësisë nga forcat sovjetike të mërkurën, më 24 gusht.

Gjithsesi, përvjetori i këtij viti do të jetë krejtësisht ndryshe, për shkak të “operacionit special ushtarak” të nisur nga Rusia më 24 shkurt, i cili po atë ditë shënohen edhe 6 muaj nga lufta Rusi-Ukrainë. Për këtë arsye, janë ndaluar aktivitetet publike për të festuar këtë ditë të rëndësishme  në Kiev, ndërsa në qytetin e dytë më të madh, Kharkiv, u shpall shtetrrethimi.

Zelensky ka informuar partnerët e tij për lëvizjet e mundshme të Rusisë kundër Ukrainës në ditët në vijim. Gjatë fundjavës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi për rrezikun e sulmeve përpara 31 vjetorit të pavarësisë së Ukrainës nga sundimi ruso-sovjetik.

Zelensky tha se Moska mund të kryejë sulme përpara të mërkurës, e cila gjithashtu shënon gjysmë viti nga pushtimi i Rusisë.

“Të gjithë partnerët e Ukrainës janë informuar për atë që shteti terrorist mund të përgatisë këtë javë”, tha Zelensky në fjalimin e tij, duke iu referuar Rusisë.

Në vijën e frontit në jug të vendit, Rusia thuhet se gjuajti raketa në disa qytete në veri dhe perëndim të termocentralit më të madh bërthamor të Evropës, të kapura nga forcat ruse menjëherë pasi pushtuan Ukrainën në shkurt.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI