Flash

'Spiunë rusë në Shqipëri?'/ Balla: Gjelat e opozitës të presim hetimin

Lapsi.al 22 August 2022
'Spiunë rusë në Shqipëri?'/ Balla: Gjelat e

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, në një deklaratë për mediet, kakomentoi ngjarjen që ndodhi të shtunën në uzinën e armëve në Gramsh. Balla tha se tashmë priten hetimet për çështjen, dhe se opozita duhet të presë.

“Mendoj që dhe vlerësoj se reagimi i të gjithë zinxhirit të strukturave shtetërore, qoftë në radhë të parë, të ministrisë së Mbrojtjes dhe të strukturës së saj, FA-ve, të Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të hetimit, ka qenë në nivelin më të mirë dhe të lartë. Ka pasur përpjekje që dyshohet për aktivitet spiunazhi, e cila është asgjësuar sapo ka nisur. Ndaj institucionet meritojnë vlerësim. Shqipëria mbetet vend anëtar i NATO-s, ka mbështetur dhe mbështet përpjekjet e botës demokratike, për mbështetje të rezistencës nga një pushtim i pajustifikuar nga ana e Rusisë dhe ndërkohë, do këshilloja këdo, edhe gjelat e politikës së opozitës, që të presim hetimin. Të presim verdiktin e institucioneve të sigurisë, që të zbardhet ngjarja. Ka një shprehje ose thënie popullorë që opinionin se japin dot gjelat e detit. Organet shtetërore meritojnë falënderim për asgjësimin në kohë të një përpjekje që dyshohet se mund të jetë aktivitet spiunazhi.”, tha Balla.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI