Flash

Nën akuzë për propagandë terroriste, SPAK shpall moskompetencën

Lapsi.al 22 August 2022
Nën akuzë për propagandë terroriste, SPAK shpall

Gjykata e Posaçme e Apelit la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Bledar Zenelin, i dyshuar për “nxitje dhe propagandë terroriste”, përmes postimeve në rrjetet sociale. Në të njëjtin vendim Apeli i Posaçëm kaloi çështjen ndaj Zenelit për kompetencë në Prokurorinë e Durrësit.

30 vjeçari u arrestua javën e parë të gushtit pas një hetimi intensiv dyvjeçar, të kryer me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria e Antiterrorit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, ku dyshohej se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve të ndryshme “Facebook”, “Twitter”, “Telegram”, publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm. Në seancën kur iu komunikua masa e sigurisë, Zeneli e mohoi akuzën. Përmes avokatit, ai tha se kishte publikuar citate të Kuranit, si edhe citime të imamëve të ndryshëm.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI