Flash

Nafta në bursë në nivelet e para luftës, Ibrahimaj: Bordi është transparent

Lapsi.al 22 August 2022
Nafta në bursë në nivelet e para luftës, Ibrahimaj: Bordi

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj ka deklaruar se se bordi i ngritur për kontrollin e çmimeve të karburanteve është transparent. Teksa u pyet se përse bordi nuk e ul çmimin e naftës, ndërkohë që në bursë ka shkuar në nivelet e para luftës, Ibrahimaj i doli në mbrojtje Bordit. Ajo deklaroi se ky mekanizëm i ngritur nuk përcakton çmimet e naftës bruto, po asaj të rafinuar.

“Bordet e çmimeve, ju ftoj që të analizoni çmimet e bursës që janë nën ombrellën e bordit dhe jo për naftën bruto që ka lëvizje të ndryshme nga ajo e rafinuara. Në asnjë rast bordi nuk është mbledhur në kundërshtim me rritjen apo uljen e çmimeve. Ka ndodhur e kundërta, mund t’ju siguroj. Bordi mundohet ta shtyjë mbledhjen kur kemi raste të rritjes së çmimit në burse. Ju ftoj që të analizoni dhe mos e dezinformoni opinionin publik.”, tha ajo.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI