Flash

Minibusi përplaset me kamionin, 15 persona humbin jetën

Lapsi.al 22 August 2022
Minibusi përplaset me kamionin, 15 persona humbin jetën

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën kur një minibus dhe dy kamionë u përplasën në qytetin rus të Ulyanovsk në rajonin e Vollgës. Sipas dëshmitarëve, një kamion doli nga korsia kur u përplas me një minibus që udhëtonte në drejtim të kundërt, pranë fshatit Nikolayevka. Në momentin e aksidentit edhe mikrobusi është përplasur në pjesën e pasme nga një kamion tjetër. Në pamjet e shfaqura minibusi duket se pothuajse është rrafshuar nga dy kamionët.

Në aksidentin e trafikut, 15 persona humbën jetën, të gjithë shtetas të Kazakistanit, njoftuan shërbimet e shpëtimit të cituara nga agjencia publike ruse Ria Novosti. Tre persona të tjerë, dy burra dhe një grua, janë shtruar në spital në gjendje të rëndë, ka bërë me dije guvernatori i rajonit të Ulyanovsk, Alexei Ruskikh.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI