Flash

Kërcënimi koreano-verior/ SHBA dhe Koreja e Jugut nisin stërvitje të mëdha ushtarake

Lapsi.al 22 August 2022
Kërcënimi koreano-verior/ SHBA dhe Koreja e Jugut nisin stërvitje

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore kanë nisur stërvitjet më të mëdha ushtarake në pesë vjetët e fundit. Këto stërvitje mbahen teksa tensionet në Gadishullin Korean janë të larta. Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Korenë Jugore, ka konfirmuar se stërvitjet kanë nisur siç është planifikuar, mirëpo nuk ka treguar se ushtarë janë përfshirë edhe çfarë pajisjesh ushtarake janë përdorur.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 28.500 ushtarë të stacionuar në Korenë Jugore, si masë parandaluese ndaj kërcënimeve që vijnë prej Koresë Veriore. Stërvitjet që kanë nisur të hënën përfshijnë trajnime përmes simulimeve kompjuterike, stërvitjet e përbashkëta në terren, si dhe stërvitje për mbrojtje civile nëpër Korenë Jugore.

Ato pritet të përfundojnë më 1 shtator. Seuli është në pritje të ndonjë reagimi të ashpër nga Phenjani për stërvitjet 11-ditore. Udhëheqësja e Koresë Veriore akuzon shpesh SHBA-në se po përgatitet për sulm përmes stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Korenë Jugore.

Uashingtoni dhe Seuli hedhin poshtë diçka të tillë dhe besojnë se stërvitjet synojnë të përmirësojnë kapacitetet për mbrojtje. Tensionet në Gadishullin Korean janë të larta pasi verikoreanët kanë kryer disa herë testime të raketave me kapacitetet bërthamor. SHBA-ja dhe Koreja Jugore kanë reduktuar numrin e stërvitjeve ushtarake në vitet e fundit, për arsye diplomatike.

Më 2018, stërvitjet verore janë anuluar me qëllim të rritjes së mundësive për negociata rreth programit bërthamor të Koresë Veriore. Megjithatë, bisedimet janë bllokuar prej një samiti të dështuar mes SHBA-së dhe Koresë Veriore, që është mbajtur në shkurt të vitit 2019 në Vietnam. Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ia ndalojnë Koresë së Veriut testimet e raketave balistike apo testime tjera bërthamore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI