Flash

Nga shpërthimi në një xhami në Kabul mbesin të vdekur 21 persona

Lapsi.al 18 August 2022
Nga shpërthimi në një xhami në Kabul mbesin të vdekur

Nga shpërthimi që ka ndodhur në një xhami në kryeqytetin afgan, Kabul përgjatë lutjeve në mbrëmje më 17 gusht, kanë mbetur të vdekur 21 persona. Zëdhënësi i policisë, Khalid Zadran, tha më 18 gusht se 33 persona të tjerë janë plagosur në shpërthim. Zabihullah Mujahid, zëdhënësi i qeverisë talibane, konfirmoi se kishte të vdekur dhe të plagosur në shpërthim, por nuk specifikoi numrin e saktë.

"Vrasësit e civilëve dhe autorët... së shpejti do të dënohen për krimet e tyre", tha ai në Twitter.

Organizata joqeveritare italiane - Emergency, e cila operon një spital në Kabul, tha se "shumica e pacientëve që erdhën pas shpërthimit vuajnë nga plagët e shkaktuara prej predhave dhe djegieve".

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por dega lokale e Shtetit Islamik ka shtuar sulmet që kur talibanët u kthyen në pushtet në gusht të vitit të kaluar, pas tërheqjes së forcave të udhëhequra nga SHBA-ja./REL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI