Flash

Dy Shqipëritë dhe një e tretë, ajo e hajdutëve

Lapsi.al 18 August 2022
Dy Shqipëritë dhe një e tretë, ajo e hajdutëve

Që prej mbylljes së parlamentit, gjatë gjithë verës, makineria e propagandës së rilindjes nuk është ndalur një çast të vetëm në sulmet ndaj Metës dhe Berishës. Pas email-it të “rastësishëm” që kërkonte zbulimin e së shkuarës si denoncues të ish presidentit, mediat pranë qeverisë dhe njerëzit e afërt të Ramës po e vizatojnë ish aleatin e tyre, që i solli në 2013, në pushtetin që ende po gëzojnë, si figurën më të zëzë të politikës në këto 30 vite. Hapja e kësaj dosjeje ka shërbyer si pretekst për të evokuar edhe njëherë Ilir floririn, njeriun me bllok në dorë, denoncuesin e shokut…etj.

Po i njëjti arsenal është vënë në punë për të goditur po ashtu, non grat-an Sali Berisha, duke bërë që ngjarjet e ‘97-ës, Gërdeci, 21 janari dhe privatizimi i klubit Partizani, të pushtojnë më tepër hapsirë se lajmet e aktualitetit.

Po le ti besojmë mos për një çast kësaj furie propagandistike. Le ti japim asaj të drejtë. Le të pranojmë pa mëdyshje se Ilir Meta dhe Sali Berisha janë fiks ashtu siç i përshkruan Taulant Balla dhe siç i vizatojnë gardianët e moralit, që figurojnë në borderotë e bashkisë.  

Lexo me tej:

Prapaskena/ Plani i Ramës për të nxjerrë nga politika me ligj Berishën dhe Metën

Po sërisht, pyetja që shtrohet është: A është kjo e keqja më e madhe që po i ndodh sot vendit? A kanë gjë në dorë këto dy “figura të zeza” për 80 mijë eurot që i shkojnë çdo ditë pronarëve në kërkim të inceneratorëve? A i nënshkruajnë ata resortet e investitorëve strategjikë të hierarkëve të rilindjes? A fshihen ata pas pas bordit të gjoja transparencës, që po i rrjep shqiptarët me çmimin e naftës? A i bëjnë ata tenderat e rrugëve të florinjta? A i japin ata lejet e kullave, ku sipas të gjitha institucioneve ndërkombëtare pastrohen paratë e krimit? 

Po i shtrove këto pyetje kritikëve të përditshëm të dyshes që kryeson sot opozitën, ata të përgjigjen me naivitet: “Epo pa një opozitë të virtytshme dhe të besueshme, nuk ndalohen dot grabitjet e Ramës”.

Po aq i vërtetë sa është në realitet ky pohim, po aq hipokritë janë ata që e shqiptojnë atë nga halli. Sepse ata që e thonë, nuk e kanë ngritur kurrë zërin kundër asnjë skandali të kësaj qeverie. Ata bëjnë qëllimisht rolin e idiotit, që kur është duke i marrë flakë shtëpia, në vend që të fikë zjarrin, shkon e bën sherr për pastërtinë e uniformës së zjarrfikësit.

E këtu le të kthehemi edhe njëherë tek premisa e parë, tek supozimi që Ilir Meta dhe Sali Berisha i meritojnë të gjitha ato që makina e propogandës po buçet kundër tyre. Po duke e marrë këtë të mirqenë, sërish ngrihet pyetja: po atë shumicë shqiptarësh, që s’kanë votuar kurrë as PD-në, as LSI-në, kush i mbron nga grabitja galopante e Ramës? Cilët janë ata që flasin në emër të këtyre qytetarëve? A e bëjnë këtë pjesa më e madhe e mediave, shoqëria civile, apo diplomatët që konsiderohen si faktorë në lojë, në këtë republikë bananesh?

Jo. Pothuajse të gjithë kanë bërë kompromis me strategjinë e regjimit, se jetohet mirë dukë sharë ata që nuk kanë pushtet.     

Kjo shtresë, shpesh e pa zëshme dhe e pa përfaqësuar, shërben si lakmuesi më i mirë për të kuptuar hipokrizinë e pjesës më të madhe të personazheve publikë. Asaj nuk i vlen aspak sterrosja e imazhit të Salës apo Likes, ajo ka nevojë të mbrohet nga oligarku që i rrëmben truallin në bregdet, nga polici që i masakron fëmijën me skaf, nga ndërtuesi që përdor shtetin për ti shkatërruar shtëpinë, nga qeveria që nuk i kompeson inflacionin dhe rritjen çnjerzore të çmimeve.

Sepse Shqipëria nuk është e ndarë në dysh, në atë të njerëzve të pushtetit dhe atë të atyre të opozitës, ashtu siç përpiqen të na e vizatojnë daullexhinjtë e qeverisë. Ajo është më e madhe sesa kaq. Ajo është mbi të gjitha e një shumice të cilës askush nuk i del për zot.

Prandaj të gjithë ata ingranazhe të mekanizmit propogandistik, që nuk flasin për dhunimin dhe vjedhjen që po i bëhet këtyre njerëzve, nga banda më e madhe kleptokrate që i ka rënë në qafë këtij vendi që nga 1912, nuk janë më të besueshëm. Askush nuk ka më nerva të dëgjojë, si këtë verë,  përralla nga e kaluara me Berishën dhe Metën. Askush nuk vazhdon të vajtojë ato që ka humbur në të shkuarën, teksa ndjen në pantallona dorën e xhepistit të tanishëm.

Pikërisht për këtë, të gjithë ata që bëjnë dredha për ti’u përgjigjur pyetjes së thjeshtë: "kush po i grabit shqiptarët sot", e kanë një emër. Ata nuk janë gjë tjetër veçse mercenarë të mjerë të njërës prej tre Shqipërive, asaj të hajdutëve. 

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Tirana, qyteti nga duhet ikur

Ka dhe ditë kur propaganda i dorëzohet realitetit dhe padyshim që kjo e stotmja është njëra prej tyre. Lapsi.al ka rimarë dhe përkthyer dy lajme të botuar si në...

15:00

Një gropë plehrash pafund

Historia e inceneratorëve është si ato gropat… që sa herë t'i prekësh kutërbojnë. Këtë ka ridëshmuar sot një shkrim i revistës ekonomike Monitor, bazuar në doku...

21:49

Mediat nën “Diktaturën e Albinit” 

Në Prishtinë ka shpërthyer debati i radhës për atë që kundërshtarët e Albin Kurtit e konsiderojnë si zgjerim të tentakulave të shtetit të tij Çavist. Këtë herë ...

14:41

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI