Flash

Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla

BE thuajse e braktisi modelin paqësor dhe i dha prioritet të fortit dhe të korruptuarit në pushtet. Madje, ambasadori i BE në Tiranë e mbylli karrierën e Tiranë me një dekoratë nga i forti i Shqipëtisë

14:37 Nebi Bardhoshi

Falsifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në favor të PS, arrestohet 35 vjeçari

Lapsi.al 17 August 2022
Falsifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në favor të PS,

Policia ka arrestuar 35 vjeçarin Eduart Zito i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale të falsifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të mbajtura në 25 prill. Zito akuzohet se duke shfrytëzuar pozicionin e tij si numërues ka falsifikuar rezultatin e zgjedhjeve në Librazhd, duke shënuar të dhëna të ndryshme në tabelë në favor të Partisë Socialiste.

Njoftimi i Plotë:

Falsifikoi materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, kapet në PKK Qafë Thanë dhe vihet në pranga 35-vjeçari (numërues votash), i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasin:

-E. Z., 35 vjeç, banues në Rrajcë, Librazhd.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë) që kanë patur si detyrë numërimin e votave gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI