Flash

Shitën flori të rremë me vlerë 200 mijë euro, arrestohen 2 italianët

Lapsi.al 16 August 2022
Shitën flori të rremë me vlerë 200 mijë euro,

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 shtetas italian, të cilët akuzohet se i kanë shitur ar të rremë disa argjendarive në Tiranë dhe Podgoricë, ndërsa kishin vënë në shënjestër një tjetër argjendar në këtë qytet. Mësohet se dy italianët përzienin floririn me metale të tjera dhe gjatë periudhës qershor-gusht 2022, e kanë shitur me vlerë 200 000 euro në Tiranë dhe Podgoricë. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet F. M., 67 vjeç, banues në Napoli, Itali dhe R. G., 76 vjeç, banues në Milano.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 kilogramë ar i dyshuar si i rremë, 160 gramë ar i pastër, 4 aparate celulare, 1500 euro dhe 150 franga zviceriane. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të lincencuara” dhe “Mashtrimi”.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Temperaturat rriten lehtë

Orët e para të ditës sjellin dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të ultësirës perëndimore, ndërsa në zonat malore parashikohet të ketë kalime vranësira...

07:22

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI