Flash

Bombardimet ruse në Kharkiv lënë të plagosur pesë persona

Lapsi.al 15 August 2022
Bombardimet ruse në Kharkiv lënë të plagosur pesë

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga bombardimet ruse në qytetin veriperëndimor të Ukrainës, Kharkiv.

Në një deklaratë në Telegram, kreu i administratës shtetërore rajonale të qytetit, Oleg Sinegubov bëri të ditur se pesë persona

“Si rezultat i bombardimeve të mëngjesit të Kharkiv, pesë persona u plagosën. Sipas informacioneve të qendrës rajonale të ndihmës urgjente mjekësore, katër persona janë shtruar në spital, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Një person është trajtuar në vend. Shërbimet mjekësore dhe të shpëtimit vazhdojnë të punojnë në vendet e goditjes“, tha zyrtari ukrainas.

Të shtunën, Sinegubov tha në televizionin kombëtar se dy raketa ruse kishin goditur qytetin e Kharkiv gjatë natës, shkruan Sky News.

Ai tha se nuk kishte viktima, megjithatë njëra raketë dëmtoi një kolegj teknik ndërsa tjetra ra në një zonë të banuar.

Dhe në fillim të këtij muaji, tre lagje në qytet u vunë nën granatime masive, me disa ndërtesa banimi dhe një treg rrugor të dëmtuar.

Të këshilluara

Evropa goditet rëndë nga thatësira

Thatësira e verës dhe temperaturat e larta po godasin me forcë çdo sektor në Evropë, nga bujqësia deri tek industria e transportit të mallrave. Kompanitë...

08:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI