Flash

I komplimentoi të dashurën, shqiptari nxjerr armën dhe qëllon kamarierin në Itali

Lapsi.al 8 August 2022
I komplimentoi të dashurën, shqiptari nxjerr armën dhe

Një 33-vjeçar shqiptar që kishte qëlluar me armë drejt një kamarieri pasi ky i fundit i komplimentoi të dashurën është arrestuar në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në qershor jashtë një lokali në qendër të Anzios.

I arrestuari është një 33-vjeçar me origjinë shqiptare, i gjurmuar në Riccione, shkruajnë mediet italiane.

Hetimet u kryen nga Karabinierët e Njësisë së Hetimit të Grupit Frascati dhe Compagnia di Anzio, nën drejtimin e Prokurorisë Publike të Velleteri.

Shqiptari goditi kamarierin në kofshë rreth orës 03:30 më 19 qershor. Ai mbeti i plagosur, por episodi mund të kishte pasoja më të rënda, sipas hetuesve.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, i dyshuari nxori armën nga çanta dhe e qëlloi kamarierin pas komplimenteve që ky i fundit i bëri të dashurës së tij.

Shqiptari akuzohet për tentativë vrasjeje. Ai u gjet i fshehur në një banesë ku jetonin disa bashkatdhetarë në zonën e Rivierës Romagna.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI