Flash

Turqia pranon kushtet e Putinit, gazi do të paguhet me rubla

Lapsi.al 5 August 2022
Turqia pranon kushtet e Putinit, gazi do të paguhet me rubla

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Rusia, ku është takuar me presidentin rus Vladimir Putin.

Pas një diskutimi mbi katër orë  me dyer të mbyllura  në Soçi, dy liderët ranë dakord që Turqia ta paguajë Rusinë me monedhën ruse rubla, për një pjesë të  gazit rus, me të cilin Ankaraja furnizohet, shkruan CNN.

“Në procesin e negociatave, presidentët ranë dakord që do të fillonin pagesën në rubla për furnizimet e pjesshme të gazit,” u tha gazetarëve zëvendëskryeministri rus Alexander Novak pas takimit.

“Po flasim për kalimin në monedhat kombëtare dhe në fazën e parë, një pjesë e furnizimeve do të paguhen në rubla ruse. Dhe kjo është me të vërtetë një fazë e re, mundësi të reja, duke përfshirë zhvillimin e marrëdhënieve tona monetare dhe financiare”, tha Novak.

Novak tha gjithashtu se të dy presidentët arritën marrëveshje për krijimin e bllokut bankar financiar “për të mundësuar kompanitë tregtare, qytetarët rusë, të paguajnë gjatë udhëtimeve turistike dhe të shkëmbejnë para”.

Putin dhe Erdogan ranë dakord për të mbajtur takimin e radhës të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Ruso-Turk në Turqi.

Erdogan është shfaqur si një ndërmjetës i rëndësishëm midis Ukrainës dhe Rusisë, e cila po kërkon mënyra për të dalë nga izolimi ekonomik dhe politik i imponuar nga Perëndimi për pushtimin e Ukrainës.

Turqia, një anëtare e NATO-s dhe aplikonte prej kohësh për në BE, ndërmjetësoi krijimin e një marrëveshjeje midis dy vendeve ndërluftuese për të rifilluar urgjentisht dërgesat e grurit ukrainas përmes Detit të Zi

Të këshilluara

Vazhdojnë provokimet e rrezikshme në Tajvan

Në mënyrë shumë provokuese, forcat kineze vazhdojnë manovrat e tyre ushtarake rreth Tajvanit. Stërvitjet po pengojnë edhe trafikun ndërkombëtar të anijeve. Peki...

14:06

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI