Flash

“Nuk e vrau varka, por shteti” protesta pas vrasjes së Jonada Avdiajt

Lapsi.al 4 August 2022
“Nuk e vrau varka, por shteti” protesta pas vrasjes së Jonada

Qenë të shumtë qytetarët që dolën në rrugë duke kërkuar përgjegjësi për vrasjen e Jonada Avdiajt në Potam nga polici Arjan Tase që drejtonte një skaf fare pranë bregut.

Protesta u mbështet edhe nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, ndërsa rrjetet sociale prej ditësh u pushtuan nga reagimet e forta nga qytetarët.

Në duar protestuesti mbain pankarta ku shkruhej “nuk shkojmë në det, sepse shteti të vret” apo moton e protestës “nuk e vrau varka, por shteti”.

“Këta e kanë vrarë. Kërkojmë që atje ku ka shkuar Jonida të shkojnë dhe këta. Nuk kena shtet, kena pushtet, këtu vriten dhe priten njerëzit. Është kulmi me marrë një jetë një i droguar, ka qenë i droguar ai” u shpreh një protestuese.

Një tjetër qytetare u shpreh: “Arsyeja është pasiguria që ne kemi dalë. Në çdo qytet që të shkosh ndihesh i pasigurt. I shpreh ngushëllimet familjes, jam nënë vetë dhe e ndiej akoma më shumë dhimbjen”

Protestuesit u afruan për në oborrin e pasëm të ministrisë dhe u ndaluan nga një kordon policie. Për pak minuta pati edhe përplasje mes tyre dhe uniformave blu.

Pas thirrjeve për dorëheqje në Ministrinë e Brendshme, protestuesit u zhvendosën drejt kryeministrisë, ku një natë më parë u ndezën qirinj për vdekjen e vajzës 7-vjeçare.

Protestës iu bashkuan edhe Sali Berisha dhe Ilir Meta.

“Përgjegjësia morale e detyron ministrin të largohet menjëherë nga detyra, natyrisht, kjo duhet të ketë një kusht që ministri të ketë moral” tha Berisha.

Por ndërsa afrohej pranë protestuesve, Berisha u ndesh me një qytetar që i kërkoi të largohej.

“Janë ata që sa herë bien ngushtë kërkojnë të largohet politika nga problemi, por politika është dhe do të jetë në epiqendër të problemit” u shpreh Berisha.

Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu bashkua protestuesve bashkë me djalin e tij.

“Kjo është ngjarje e përsëritur. Mjafton rasti i të riut Klodian Rasha, se si mund të vritet një djalë 25-vjeçar se doli të blej cigare.

Mjafton të shohim si u manipulua ngjarja nga shteti për të paraqitur djalin si vrasës. Duhet të bëhet një hetim i plotë për ngjarjen, për të kuptuar që nuk kemi të bëjmë me shtet por me një bandë kriminale" tha Meta.

Opozita e ka nxitur protestën dhe iu është bashkuar thirrjeve për dorëheqjen e ministrave, por nuk ka marrë përsipër drejtimin e tubimit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ngushëlloi familjen Avdia sot për humbjen e vajzës së tyre Jonadës.

Ndërkohë, prokuroria rëndoi akuzat për policin e arrestuar Arjan Tase. Fillimisht policia i dërgoi materialet për akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Por prokurorja Eranda Laze do ta dorëzojë në gjykatë ish shefin e policisë Arjan Tase për akuzën e vrasjes me dashje të 7 vjeçares Jonada Avdiu dhe do të kërkojë "arrest me burg"./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI