Flash

IDU: Rama të shpallë zgjedhjet e parakohshme

  Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë (IDU) ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke shprehur shqetësim për përshkallëzimin e situatës dhe duke i bërë thirrje qeverisë...

17:14

Mori me forcë në makinë një vajzë dhe e përdhunoi, arrestohet 36-vjeçari

Lapsi.al 3 August 2022
Mori me forcë në makinë një vajzë dhe e përdhunoi,

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 36-vjeçar pasi rezultonte shtetas i shpallur në kërkim dhe akuzohet për prostitucion dhe heqje të paligjshme të lirisë.

"Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.  Finalizohet operacioni policor i koduar “Streha”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prostitucioni”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Streha”.

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Shefqet Musarai”, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: Klodian Lila, 36 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 3 vjet burgim për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prostitucioni”.

Në korrik të vitit 2019, ky shtetas ka marrë në automjetin e tij një shtetase, pa dëshirën e saj, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI