Flash

Kapet në Gjermani me 7.55 kg kokainë 26-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 2 August 2022
Kapet në Gjermani me 7.55 kg kokainë 26-vjeçari shqiptar

Mediat gjermane kanë publikuar sot një arrestim të ndodhur më 30 qershor të këtij viti, ku në pranga ka rënë një 26-vjeçar nga Shqipëria.

I riu, i cili udhëtonte me një mjet tip “BMW 535 xDrive” në autostradën federale A 61, është ndaluar në kryqëzimin Breyell për një kontroll rutinë.

Në kuadër të kontrollit, oficerët zbuluan më pas një vendstrehim profesional që ishte krijuar posaçërisht për të fshehur lëndë narkotike në bagazhin e automjetit.

Pas kontrollit më të detajuar u gjetën dhe sekuestruan shtatë pako me gjithsej 7.55 kilogramë kokainë.

 

Më pas personi u arrestua përkohësisht dhe pas marrjes së masave policore iu dorëzua zyrës së hetimit doganor Essen për procedim të mëtejshëm. Vlera e lëndës narkotike në tregun e rrugëve do të arrinte deri në 550 mijë euro.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI