Flash

Marrëveshja me Rusinë/ Largohet nga Ukraina anija e parë e ngarkuar me grurë

Lapsi.al 1 August 2022
Marrëveshja me Rusinë/ Largohet nga Ukraina anija e parë e
Anija e parë që transportonte grurë është larguar nga një port ukrainas sipas një marrëveshje historike me Rusinë. Zyrtarët turq dhe ukrainas njoftuan se anija u largua nga porti jugor i Odesa-s herët në mëngjesin e sotëm. Rusia ka bllokuar portet e Ukrainës që nga shkurti, por të dyja palët ranë dakord për një marrëveshje për të rifilluar dërgesat. Shpresohet se marrëveshja do të lehtësojë krizën globale të ushqimit dhe do të ulë çmimin e drithit. Në një deklaratë të lëshuar përpara nisjes së anijes, Turqia tha se anija me flamur të Sierra Leone do të ankorohet në Liban, duke shtuar se dërgesat e mëtejshme janë planifikuar gjatë javëve të ardhshme.

Qendra e Përbashkët e Koordinimit në Stamboll, e krijuar sipas marrëveshjes, tha se anija po transportonte rreth 26,000 ton misër dhe pritet të mbërrijë në ujërat turke për inspektim më 2 gusht.

“Sot Ukraina, së bashku me partnerët, ndërmerr një hap tjetër për të parandaluar urinë në botë”, shkroi në Facebook ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Alexander Kubrakov.

Zhbllokimi i porteve do të sigurojë të paktën 1 miliard dollarë të ardhura nga këmbimi valutor për ekonominë dhe një mundësi për sektorin e bujqësisë që të planifikojë vitin e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI