Flash

Riarrestohet marinari rus, përveç kokainës iu gjetën materiale pornografike me fëmijë

Lapsi.al 30 July 2022
Riarrestohet marinari rus, përveç kokainës iu gjetën

Një ditë më parë u liruan 13 marinarët e anijes që solli afro 60 kg kokainë në Portin e Durrësit, të fshehur në ngarkesën me qymyr. Ndërkohë policia njofton se është riarrestuar njëri prej tyre, por kësaj radhe jo prej kokainës. Arrestimi i tij  lidhet me materialet pornografike me të mitur që i janë gjetur në aparatin e tij celular. I arrestuari është Gregory Gorbunov, ndërsa arrestimi i tij vjen pas vendimit për heqjen e sekuestros ndaj anijes Unistream dhe kthimin e pasaportave pjesëtarëve të ekuipazhit të anijes.

Materialet i janë referuar prokurorisë së Durrësit dhe po hetohet për këtë vepër penale ndërsa është njoftuar edhe pala ruse. Në celularin e marinarit rus janë gjetur mbi dhjetëra mesazhe, foto dhe video rreth aktivitetit të tij kriminal të pornografisë me të mitur Ndërsa rusi ndodhet në paraburgimin e Durrësit në pritje që të dalë përballë gjykatës, anija është larguar bashkë me 13 marinarët e tjerë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë përgjatë sht...

08:16

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI