Flash

Rusia bombardon Kievin, Ukraina synon të marrë jugun

Lapsi.al 29 July 2022
Rusia bombardon Kievin, Ukraina synon të marrë jugun

Rusia rikthen bombardimet vdekjeprurëse në Ukrainë. Shënjestra kryesore ishte Kievi, rajon mbi të cilin ra një shi raketash. 8 persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë raportohen të plagosur në dy zona të ndryshme, në qendër të rajonit kryeqytetas, në lindje dhe jug të tij. E gjithë kjo ndodhi pasi Kievi njoftoi synimet dhe planin konkret për të rimarrë kontrollin e rajonit jugor Kherson. Aty raportohen 7 viktima nga një sulm i forcave ruse në orët e fundit. Në Kharkiv është goditur një kompleks banimi dhe një universitet. Situata në terren sa vjen e vështirësohet për ushtrinë e Vladimir Putin, saqë ata po detyrohet të përdorin dredhi për të avancuar në terren. Kievi raporton se trupat ruse kanë përdorur uniforma të forcave ukrainase me fasha të bardha në krahë dhe këmbë gjatë një tentative sulmi në zonën e Piskivit në Ukrainën verilindore.

Ndërkohë, Senati amerikan aprovoi në mënyrë unanime një rezolutë, me të cilën i kërkojnë sekretarit të shtetit, Antony Blinken, të përcaktojë Rusinë si një vend që sponsorizon terrorizmin, për veprimet e saj në Çeçeni, Gjeorgji, Siri dhe Ukrainë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI