Flash

Zyrtari britanik: Bota ka qenë më e sigurt gjatë Luftës së Ftohtë

Lapsi.al 28 July 2022
Zyrtari britanik: Bota ka qenë më e sigurt gjatë Luftës

Perëndimi rrezikon të përfshihet në një luftë bërthamore, sepse nuk ka zhvilluar mjaftueshëm bisedime me Rusinë dhe Kinën, sipas një deklarate të Këshilltarit britanik të Sigurisë Kombëtare, Stephen Lovegrove, shkruan BBC.

Përgjatë fjalimit të mbajtur në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Lovegrove është fokusuar në implikimet e pushtimit rus në Ukrainë. Sipas tij, përgjatë dekadave të Luftës së Ftohtë, fuqitë perëndimore e kanë kuptuar më mirë njëra-tjetrën dhe kanë përfituar nga negociatat “që kanë rritur njohuritë për doktrinën sovjetike dhe kapacitetet, si dhe anasjelltas”.

“Kjo gjë na ka rritur besimin se nuk do të bëjmë llogari të gabuara drejt një lufte bërthamore”, ka thënë ai.  “Sot nuk kemi një bazë të tillë me ata që mund të na kërcënojnë në të ardhmen – sidomos me Kinën”.

Lovegrove ka vazhduar fjalimin duke thënë se rreziku “i një konflikti të pakontrolluar” po rritet për shkak se Rusia po shkel vazhdimisht traktet, si dhe për shkak të Kinës, e cila po zgjeron arsenalin bërthamor.

Deklarata e tij vjen para zhvillimit të një bisede telefonike mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping.

Kjo do të jetë biseda e tyre e parë telefonike prej muajit mars.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI