Flash

Zvicër/ I riu shqiptar kapet me 7 kg heroinë

Lapsi.al 28 July 2022
Zvicër/ I riu shqiptar kapet me 7 kg heroinë

Një 24-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë zvicerane, pasi është kapur me heroinë dhe kokainë.

Policia e Solothurnit ka sekuestruar shtatë kilogramë heroinë dhe rreth një kilogram kokainë gjatë një kontrolli në një shtëpi në Zuchwil, me vlerë që përllogaritet në 100 mijë franga.

Sipas mediave vendase, i riu shqiptar është ndaluar nga një patrullë policie, pasi lëvizjet e tij ngjallën dyshime tek oficerët e policisë.

Pas ndalimit nga policia, 24-vjeçari është shoqëruar në komisariat, për mungesë dokumentacionesh. Më pas është urdhëruar kontrolli i banesës së tij, ku dhe është gjetur lënda narkotike.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Sipas MeteoAlb: Mbetemi në mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit gjatë paradites. Por parashikohet që pas mesdite vranësirat e pakta të sh...

07:48

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI