Flash

Lavrov fajëson Perëndimin për krizën ushqimore

Lapsi.al 28 July 2022
Lavrov fajëson Perëndimin për krizën ushqimore

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka  deklaruar se vendet perëndimore janë fajtorë për rritjen e çmimeve globale të ushqimeve dhe krizës së karburanteve, ndërsa ishte në një udhëtim në Etiopi si pjesë e një turneu gjashtë-ditor në Afrikë, sipas mediave të huaja.

Ai u takua me zyrtarë etiopianë dhe përfaqësues të trupit diplomatik, duke thënë se problemet me tregun ndërkombëtar filluan në fillim të pandemisë dhe para luftës në Ukrainë. Lavrov  tha se qeveritë perëndimore përdorën triliona dollarë për të blerë ushqime pa ndonjë arsye thelbësore.

Lavrov shtoi se rritja e çmimit të plehrave është shkaktuar nga ajo që ai e quajti politikë e pamatur perëndimore e të ashtuquajturit tranzicion i gjelbër që sipas tij diskriminon burimet klasike të energjisë.

Afrika importon 40% të grurit të saj nga Ukraina, megjithatë, kjo u ndërpre për shkak të luftës Rusi-Ukrainë. Megjithatë, nënshkrimi i një marrëveshjeje për eksportin e drithërave ka sjellë shpresë se këto ndërprerje mund të zgjidhen së shpejti.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI