Flash

Zelensky: Rusia po përdor çmimet e gazit për të terrorizuar Europën

Lapsi.al 27 July 2022
Zelensky: Rusia po përdor çmimet e gazit për të

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se Rusia po shkurtonte qëllimisht furnizimet me gaz natyror për të terrorizuar Europën, ndërsa bëri thirrje për më shumë sanksione kundër Moskës, sipas The Guardian.

“Duke përdorur Gazprom, Moska po bën gjithçka që mundet për ta bërë këtë dimër sa më të vështirë për vendet europiane. Terrorit duhet t’i përgjigjeni – duke vendosur sanksione.”

Gjigandi rus i gazit Gazprom ka rritur ndjeshëm presionin në tubacionin Urengoy-Pomary-Uzhgorod që dërgon gazin rus në Europë, tha kompania shtetërore e Ukrainës.

Rritje të tilla presioni mund të çojnë në emergjenca duke përfshirë ndërprerje të tubacionit, sipas kompanisë ukrainase.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI