Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Firma te inceneratorët/ Detajet që nxjerrin bllof Erjon Veliajn

Lapsi.al 27 July 2022
Firma te inceneratorët/ Detajet që nxjerrin bllof Erjon Veliajn

Në morinë e shkresave që i shtruan rrugën koncensionit për inceneratorin e Tiranës, është një dokument që e ngarkon Erjon Veliajn me përgjegjësi direkte për kalimin e 91 milion eurove me një firmë.

Bëhet fjalë për shkresën e marsit të vitit 2017, të cilën Lapsi.al e ka sjellë edhe më parë për lexuesin. (Shiko më poshtë)

Firma e Veliajt jep miratim për inceneratorin e Tiranës dhe është përgjigje për Alqi Bllakon. Shkresa i hapi rrugë kalimit të 91 milion eurove drejt xhepave Klodian Zotos dhe shokëve të tij.

Paratë vazhdojnë kalojnë. Por në Sharrë nuk ka ende incinerator.

Deri më sot, firma e Veliajt është denoncuar nga opozita që e akuzon se ai shkeli ligjin kur mori përsipër kompetencat e Këshillit Bashkiak. Në Komisionin Hetimor, Veliaj tha se kishte dhënë miratimin vetëm “parimisht” dhe se Këshilli Bashkiak e kishte miratuar më vonë kontratën, një deklaratë që u konsiderua e gënjeshtërt. Por Monika Kryemadhi ka nxjerrë disa dokumenta që shpjegojnë se si u distancuan faktorët e tjerë nga zelli që tregoi Veliaj për inceneratorët.

https://lapsi.al/2022/07/27/inceneratoret-ne-mes-cndodhi-mes-rames-dhe-ahmetajt/

Tërheqja e Arben Ahmetajt

Qëndrimi që mbajti Arben Ahmetaj, Ministër i Financave ishte në veçanti ishte interesant, sepse tregonte se si u distancua ai nga afera që Veliaj vendosi ta firmosë.

Kur Lefter Koka i kërkoi miratim për inceneratorin e Tiranës, ndryshe nga Veliaj, Ahmetaj refuzoi të jepte miratim të hapur. Ai bëri një hap pas dhe ia la përgjegjësinë kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Tek shkresa që firmosi Ahmetaj shkruhej se ai nuk kishte asnjë koment për konçensionin sepse përfituese ishin bashkitë e Tiranës dhe jo qeveria.

“Referuar shkresës nr. 8275/1 prot., datë 27.03.2017, me anën e së cilës Kryetari i Bashkisë Tiranë është shprehur parimisht dakord për rolin e kësaj Bashkie referuar studimit të fizibilitetit, shprehemi pa komente për sa kohë që financuesi dhe përfituesi kryesor i projektit është Bashkia Tiranë" shkruhet në përgjigjen e Ahmetajt.

Pavarësisht shënimit “pa koment”, Ahmetaj shkeli ligjin sipas Kryemadhit, sepse duhet të kishte bllokuar projektin që mbante vetëm firmën e Veliajt dhe jo të kryetarëve të tjerë të bashkive që do të digjnin plehrat në incenerator.

Por sërish, shënimi i ish-ministrit tregon shumë. Në sfondin e refuzimit të Ahmetajt, del akoma më e qartë shkelja e Veliajt. Pavarësisht kësaj, ai guxoi ta hedhë firmën që sot e bën kandidat për SPAK.

https://lapsi.al/2022/02/22/skandali-veliaj-genjen-nen-betim-per-firen-e-hedhur-pro-inceneratorit/

Debati në komisionin e prokurorimit

Detaji i dytë që shton dyshimet mbi kryebashkiakun Veliaj është një debat që ka ndodhur mes anëtarëve të Komisionit të dhënies me Konçension të procedurave të inceneratorit. Në mbledhjen e 31 Gushtit të vitit 2017 është vënë re anashkalimi i Këshillit Bashkiak nga firma e Erjon Veliajt.

Kryetarja dhe dy anëtarë kërkuan miratimin e kontratës nga Këshilli Bashkiak dhe jo nga Erjon Veliaj.

Por dy anëtarët e Komisionit nga Bashkia e Tiranës, Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu thanë se kjo nuk ishte e nevojshme dhe mjaftonte firma e Veliajt që projekti të kalonte.

Pak ditë më pas, Veliaj u detyrua ta mblidhte Këshillin Bashkiak ashtu siç kërkuan anëtarët e Komisionit të prokurorimit, por atëherë kontrata ishte lidhur dhe angazhimi financiar ishte realitet.

Të dyja episodet, si tërheqja e Arben Ahmetajt ashtu edhe debatet në Komisionin e Prokurorimit, tregojnë dyshimet se Veliaj shkeli ligjin për inceneratorin e Tiranës nuk prekën vetëm opozitën, por u shfaqën edhe brenda mazhorancës. Dihet tashmë që vetëm prokurorët e SPAK kanë imunitet dhe nuk guxojnë të merren me Veliajn./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI