Flash

Turqia: Marrëveshja e grurit, trampolinë për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

Lapsi.al 26 July 2022
Turqia: Marrëveshja e grurit, trampolinë për bisedimet e paqes

Marrëveshjet e nënshkruara më 22 korrik në Stamboll për eksportin e grurit nga Ukraina mund të jenë baza për rifillimin e negociatave midis Moskës dhe Kievit për zgjidhjen e krizës ukrainase, tha zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin.

Sipas zëdhënësit të Recep Tayyip Erdogan, me shpërthimin e konfliktit në Ukrainë, Perëndimi vendosi sanksione ndaj Rusisë, e cila si kundërpërgjigje filloi të përdorë gazin natyror si armë kundër vendeve që vendosën kufizime në shenjë hakmarrjeje.

Kjo situatë do të vazhdojë derisa të zgjidhet konflikti në Ukrainë, sipas atij.

“Prandaj u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ulen në tryezën e bisedimeve. “Nuk dua të dukem shumë optimist, por marrëveshja e grurit mund të krijojë bazën për rifillimin e negociatave të armëpushimit, shkëmbimin e të burgosurve dhe ndoshta, si rezultat, të krijojë një bazë besimi për përfundimin e një marrëveshjeje paqeje. “, theksoi ai.

“Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës jo vetëm që po i dëmton të dy vendet, por po ka një ndikim negativ në tregjet globale të ushqimit dhe energjisë.  Është e nevojshme të gjendet një mënyrë për t’i dhënë fund”, tha zëdhënësi i presidentit turk.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI