Flash

RENEA e “Shqiponjat” zbarkojnë në Elbasan, bllokohen disa makina super luksoze

Lapsi.al 26 July 2022
RENEA e “Shqiponjat” zbarkojnë në Elbasan, bllokohen disa

Efektivë të RENEA-s në Elbasan kanë ushtruar dhjetëra kontrolle në biznese, automjete dhe banesa, pasi kishte të dhëna se qëndronin elementë kriminalë. Mësohet se këto kontrolle janë bërë për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me automjete me xhama të zinj të pacertifikuar apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose nën efektin e drogave.

Operacioni ka nisur në orët e pasdites së djeshme, për të vijuar deri në orët e vona të natës, ku janë bllokuar plot 15 makina luksoze të llojeve të ndryshme. Policia e Elbasanit ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme janë bërë 171 kontrolle të mjeteve luksoze, nga të cilat janë shoqëruar në komisariat, për verifikim; kanë kontrolluar 285 persona, 30 nga të cilët janë shoqëruar në komisariatet e policisë.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI