Flash

Meta: Skandal në doganat shqiptare, hiq urgjentisht bandën e patronazhistëve

Lapsi.al 26 July 2022
Meta: Skandal në doganat shqiptare, hiq urgjentisht bandën e

Ish-presidenti Ilir Meta ka dalë në konferencën e parë të Partisë së Lirisë, një ditë pasi Lëvizja Socialiste për Integrim ndryshoi emrin. Meta ka bërë një thirrje ndaj kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që të shkarkonte nga doganat shqiptare atë që ai e konsideroi si “banda e patronazhistëve”.  Ish-presidenti tha se me anë të shpërdorimit të detyrës dhe të punësimit nepotik në dogana, të ardhurat e vendit ishin shumë më të ulëta në krahasim me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

"Qytetarët shqiptarë ishin ata që u mbështetën më pak nga qeveria gjatë krizave të kaluara, si gjatë pandemisë ashtu edhe gjatë krizës së rritjes së cmimeve. Ajo që është edhe më e qartë dhe e papranueshme është se qeveria vijon të paguajë dhjetëra miliona euro për aferën e inceneratorëve. Vazhdon të marrë borxhe për të mbështetur oligarkët me të cilët është e lidhur. Kjo situatë provohet edhe nga skandalet më të fundit siç janë edhe doganat shqiptare. Drejtimi i doganave nga kontrabandistë, nepotizimi për vendet e punës, tregon qartë se çdo sektor i qeverisjes është kthyer në sektor abuzimi. Prandaj dua t’i bëj thirrje Ramës të heqë urgjentisht nga doganat gjithë bandën e patronazhistëve. Situata në dogana është edhe më e rëndë. Të ardhurat janë më pak se në çdo vend tjetër në Ballkanin Perëndimor. Janë 20% më pak se në Maqedoninë e Veriut. Kjo qeveri ua bën qytetarëve edhe më të pashpresë të ardhmen në këtë vend.", tha Meta. 

Tani si kryetar i një partie opozitare, Meta ngriti shqetësimin për situatën ekonomike në vend, duke sjellë në vëmendje raportet.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI