Flash

Meta me thirrje për referendum: Shpata e Demokleut mbi tradhtaret

Lapsi.al 25 July 2022
Meta me thirrje për referendum: Shpata e Demokleut mbi tradhtaret

Ish-presidenti Ilir Meta tha se do të përpiqet të bëjë të mundur praktikën e referendumit në Shqipëri. Meta tha se ka ardhur koha për një referendum si ai i vitit 98 nga shqiptarët, për të vënë para përgjegjësisë ata që i cilësojë si “Esat Pashët” e rinj që i nguli thika pas shpine Shqipërisë dhe Kosovës”.

"Unë jam këtu për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit pjesë e të cilit ka qenë dhe LSI-së në ato momente dhe për tu bashkuar të gjithë së bashku në triumfin e mesazhit të 2 marsit: sovraniteti në Shqipëri i përket popullit dhe kjo do të bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme. Zvicra nuk ka asnjë më shumë se Shqipëria, ne kemi më shumë, detet, por që Shqipëria duhet të bëjë atë që bën Zvicra, referendum. Partia e referendumit na pret përpara, është partia e popullit të 2 marsit, kjo zgjidh çdo problem në Shqipëri, që nga oligarkët, referendumi do jetë shpata e Demokleut, mbi të gjithë politikanët dhe ata që abuzojnë me popullin dhe ata që kanë vonuar integrimin. Referendumi do e shpejtojë integrimin... Ka ardhur momenti për një transformim të sistemit në vend. Ka ardhur momenti që populli i 2 Marsit të nisi rrugën e tij. Të shumëfishohet çdo ditë dhe shumë shpejt të fitojë referendumin që si e vetmja rrugë të vendosë nën kontroll këtë klasë politike të papërgjegjshme dhe jo vetëm atë. Jam plotësisht i bindur se referendumi i ka munguar popullit të Shqipërisë prej vitit 1998 dhe referendumi do të jetë shpata e Demokleut mbi të gjithë uzurpatorët, Esat Pashët e rinj të këtij vendi që i ngulin thika pas shpine në mënyrë sistematike edhe shtetësisë së Kosovës dhe shqiptarëve kudo që ata janë.’- tha Meta.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI