Flash

Dhunoi dhe mbajti të mbyllur të dashurën për tre ditë në banesë, arrestohet 29-vjeçari

Lapsi.al 23 July 2022
Dhunoi dhe mbajti të mbyllur të dashurën për tre ditë

Një 29-vjeçar me inicialet A.Sh, është arrestuar sot në Ferizaj. Mësohet se për shkak të një mosmarrëveshje 29-vjeçari kishte dhunuar të dashurën e tij me inicialet M.A., 30 vjeç, dhe e kishte mbajtur të mbyllur për tri ditë radhazi në dhomën e shtëpisë. Sipas policisë, 30-vjeçarja kishte arritur t’i njoftojë fqinjët e saj dhe këta më pas kishin lajmëruar policinë.

“Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas marrjes në pyetje, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i dyshuari A.SH është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, tha policia.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI