Flash

Lufta ul me 60% volumin e importeve nga Rusia në Shqipëri

Lapsi.al 22 July 2022
Lufta ul me 60% volumin e importeve nga Rusia në Shqipëri

Tregtia ndërmjet Rusisë dhe Shqipërisë duket se i ka rezistuar disi sanksioneve, teksa shihet se në 6-mujorin e parë të vitit 2022, importet në sasi nga Rusia kanë shënuar rënie me 60 për qind në 6-mujorin e parë, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Në vlerë rënia ka qenë disi më e ulët me rreth 19%, pasi çmimet e mallrave që blihen në Rusi ka pësuar rritje të ndjeshme këtë vit sidomos pas luftës në Ukrainë.

Në të kundërt eksportet shqiptare në Rusi ndonëse me vlerë tejet modeste, me vetëm 12 milionë lekë janë rritur me rreth 55% këtë vit. Në janar-qershor 2022 ato arritën në 12, 3 milionë lekë nga 7.9 milionë lekë që ishin në të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Pas nisi lufta në Ukrainë në fund të shkurtit të këtij viti, Rusia u përfshi në një seri sanksionesh nga shtete e tjera Europiane shumica e të cilave ishin në fushën e tregtisë. Por burimet nga Dogana pohuan se, gruri që është produkti më i importuar nga Rusia ka vijuar normalisht pasi qeveria shqiptare nuk e ka përfshirë atë në sanksionet tregtare.

Të dhëna më të detajuara tregojnë së rënia e sasive të importeve vjen kryesisht prej sasive më të pakta të grurit dhe naftës.

Tregtarët shqiptarë të frikësuar nga efektet e luftës kanë tentuar të diversifikojnë burimet e furnizimit. Një sasi e gruri që vinte nga Rusia tashmë blihet në Serbi dhe nafta nga tregjet e tjera të Europës.

Para luftës Shqipëria importonte nga Rusia rreth 40 për qind të sasitë të grurit dhe 10 për qind të naftës.

Në 6- mujorin e parë 2022 u importua nga Rusia 27 % të sasisë totale të grurit. Importet e grurit nga Rusia në gjysmën e parë të vitit kanë shënuar rënie me 35 % në raport me vitin e kaluar por ato kishin një pozicion të rëndësishëm në importet totale të drithërave me 27%, nga rreth 40% që ishin vitin e kaluar.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se që kur nisi lufta, importet e drithërave që dominohen nga gruri hasën në vështirësi gjatë muajit prill, ndërsa përgjatë majit importet e grurit rus vijuan në sasi normale.

Një kilogram grurë nga Rusia u importua mesatarisht ketë vit me 43 lekë që ishte vitin e kaluar me një rritje 38% në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit 2021.

Një tonë grurë në bursa po tregtohet rreth 826 dollarë me rritje vjetore 50%. Niveli më i lartë u shënua në muajin mars sapo nisi lufta në Ukrainë me mbi 1300 dollarë për tonë duke shënuar rekord që nga viti 2008 kur bota u përball me krizë ekonomike globale.

Çmimet e larta të drithërave kudo në botë kanë rritur shqetësimet për një krizë ushqimesh në vendet më të ardhura të ulëta. Shqipëria si një ndër vendet më nivelet më të larta të varfërisë relative në Evropë, pasi rreth një e katërta e popullsisë së vendit jeton me më pak se 5 dollarë në ditë./Monitor/

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI