Flash

BE miraton 500 milionë euro shtesë për Ukrainën

Lapsi.al 18 July 2022
BE miraton 500 milionë euro shtesë për Ukrainën

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian ranë dakord të hënën për një ndihmë shtesë për Ukrainën prej 500 milionë eurosh, duke e çuar mbështetjen e bllokut në 2.5 miliardë euro që kur Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt.

“Sot në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së, u arrit një marrëveshje politike për këstin e pestë të ndihmës ushtarake për Ukrainën”, tha përmes një deklarate Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde.

Fondet do të ndihmojnë BE-në të vazhdojë blerjen e pajisjeve dhe furnizimeve për ushtrinë ukrainase, përfshirë edhe armatime, për të cilat blloku ka thënë se duhet të përdoren për qëllime mbrojtëse.

Rregullat e BE-së e ndalojnë bllokun që të përdorë buxhetin e tij shtatëvjeçar për të financuar operacione ushtarake. Por mekanizmi i fondeve jashtë buxhetit, i ashtuquajturi “European Peace Facility” që ka një kufi prej 5 miliardë eurosh, mund të përdoret për të ofruar ndihmë ushtarake.

BE-ja e miratoi këstin e parë të ndihmës menjëherë pas fillimit të agresionit rus, në atë që u përshkrua nga zyrtarët e BE-së si një moment vendimtar për maturinë e bllokut për përfshirje ushtarake përtej kufijve të saj.

Ndërsa gjysma e parave të fondit shtatëvjeçar nga mekanizmi i lehtësimit të situatës, tashmë i është dhënë Ukrainës vetëm në pesë muaj, është e paqartë se si BE-ja mund të vazhdojë financimin e blerjes së armatimeve dhe pajisjeve të tjera për Ukrainën nëse agresioni rus vazhdon gjatë./ TCh

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI