Flash

Instagram , së shpejti me një përditësim të ri

Lapsi.al 17 July 2022
Instagram , së shpejti me një përditësim të ri

Instagram tani do të ketë postime të fshehura që përdoruesit do të duhet të paguajnë për t'i parë.

Në një përditësim të ri, të shpërndarë për krijuesit, shefi ekzekutiv i Instagram-it Adam Mosseri njoftoi se krijuesit do të jenë në gjendje të publikojnë postime  që janë të dukshme vetëm për abonentët.

Më parë kjo ishte vetëm një veçori që zbatohej për Stories, por z. Mosseri tha se kjo ishte kërkesa kryesore që kompania kishte marrë.Krijuesit do të jenë gjithashtu në gjendje të dërgojnë mesazhe me deri në 30 abonentë në të njëjtën kohë, për të "ndërvepruar me fansat në një mënyrë kuptimplote", thotë zoti Mosseri.

Një abonim në Instagram do të kushtojë midis 0,99 dhe 99,99 dollarë në muaj dhe do të ketë një 'Faqja e Abonentit 'në profilin e krijuesve ku përdoruesit mund të shohin përmbajtje specifike.

“Ky është vetëm një hap në një rrugë shumë më të gjatë”, përfundoi z. Mosseri, duke thënë se këto mjete janë “zgjeruar në dhjetëra mijëra krijues në SHBA”.

Veçoritë e reja, të cilat u shfaqën për herë të parë në janar të këtij viti, janë pjesë e përpjekjes së kompanisë për të përballuar konkurrencën nga aplikacionet e tjera si OnlyFans ose TikTok, si dhe funksioni Super Follows i Twitter./Lapsi.al

Të këshilluara

Facebook sjell opsionin e ri

Facebook po teston një opsion për përdoruesit për të krijuar profile të shumta nga një llogari e vetme. Ky funksion synon të ndihmojë përdoruesit "të përshta...

17:45

Whatsapp prezanton opsionin e ri

WhatsApp në pronësi të Meta është duke punuar në një veçori që do t'u japë përdoruesve të iOS aftësinë për të fshehur statusin e tyre në linjë nga të gjithë. ...

10:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI